Transmetuar më 05-07-2014, 16:27

Në videon e mëposhtme do të shikoni disa nga pamjet e atij që konsiderohet si  “Wolf Man” (njeriu-ujk). Jesús Aceves, të cilit i flasin ndryshe Chuy, vuan nga një mutacion gjenetik dhe një gjendje mjekësore, e cila quhet në gjuhë shkencore congenital hypertrichosis.

Kjo gjendje dhe ky mutacion bën që atij t’i rriten qime në të gjithë pjesën e fytyrës. Ai ka lindur në këtë gjendje dhe është izoluar që në momentin që njerëzit nisën ta shikonin çuditshëm. Edhe pse është i rritur ai ende duhet të luftojë me paragjykimet e botës dhe të jetojë në kushte jo normale, në Meksikë.

“Unë dua që të më lënë të qetë, por nuk dua të më lënë vetëm. Është e rëndësishme për mua që rasti im të bëhet publik, që të më filmojnë  dhe t’ju tregoj të gjithëve se si jetoj”, ka thënë Jesús Aceves. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit