Transmetuar më 05-07-2014, 14:41

Vlorë, 5 korrik 2014, NOA.al- Një sasi e madhe lënde narkotike, e cila kishte destinacion Italinë është kapur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Rreth 200 kilogramë kanabis sativa janë ndaluar dhe sekuestruar në portin e këtij qyteti.
Burimet kanë thënë për NOA.al se lënda narkotike është gjetur gjatë një kontrolli rutinë në mjetin tip Volvo me targa VL 4123 F.
Në komisariatin e Vlorës, deri në këto momente është shoqëruar drejtuesi i mjetit, Valter Hazizaj. Po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të tjerë./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





