Transmetuar më 05-07-2014, 13:58

Jo të gjitha studimet që kryen për ushqimet mund të na tregojnë se cili mund të ketë aftësinë të na shpëtojnë apo parandalojnë prekjen nga një sëmundje e caktuar. Këtë herë bëhet fjalë për kakaon, e cila përveç se ngroh zemrën gjatë mbrëmjeve të ftohta në dimër, ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

Lajmi është bërë publik nga shkencëtarët e spitalit Mount Sinai në New York, të cilët kanë vëzhguar qelizat neuronale dhe lidhjet mes tyre, duke treguar se kakaoja natyrale  dhe në veçanti ajo që quhet lavado, ndalon krijimin dhe mbledhjen e grumbujve të proteinave në tru, të cilat dëmtojnë neuronet dhe janë pjesë e fazës së parë të sëmundjes.

Kjo sëmundje shfaqet kur një krup proteinash mblidhen duke mbushur hapësirat mes qelizave të neuroneve, duke penguar funksionimin normal të trurit dhe krijojnë probleme me kujtesën. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit