Transmetuar më 05-07-2014, 13:20

Shkodër, 5 korrik 2014, NOA.al- 14 parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë identifikuar dhe asgjësuar gjatë ditës së djeshme në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe.

Bima narkotike është gjetur në fshatin Palaj, Komuna Shllak, në fshatin Vjerdhë, Bashkia Vau i Dejës, e rrethit Shkodër si dhe në fshatin Shkrel, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe.

Po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit