Transmetuar më 05-07-2014, 11:50

Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në formë të mirë, duke buzëqeshur dhe të lumtur, por ja që edhe Belen Rodriguez ka momentet e saj të “hidhura”. Kjo ka ndodhur disa ditë më parë, kur bukuroshja e spektakleve u fotografua nga revista italiane Top, ndërsa ishte duke drekuar në një restorant në Milano, bashkë me bashkëshortin, Stefano De Martino.

Askush nuk e di se cili mund të ketë qenë motivi i përlotjes së saj, duke bërë që fotografët të kapnin pamje të Belen duke qarë dhe me sytë që i shkëlqenin nga lotët. Nga ana tjetër, De Martino dukej i qetë, duke tymosur një cigare.

Vallë të ketë thënë balerini i ri diçka e cila nuk i ka pëlqyer bashkëshortes së tij bukuroshe? Apo mos vallë dashurisë së tyre po i vjen fundi dhe nuk janë aq të bashkuar se mund të duken? /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit