Transmetuar më 05-07-2014, 10:53

Ai është një nga artistët më të dashur të shqiptarëve. Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin, i cili nuk e lë kurrë pas dore humorin dhe ironinë, të cilën di ta përdorë me mjeshtëri në rastet e duhura dhe kundër personave të duhur.

Në një foto të publikuar disa minuta më parë nga vetë ai në Instagram Mamaqi shkruan si për të thumbuar apo imituar fotot e shumta të femrave, të cilat në raste të veçanta “mburren” nëpërmjet fotove selfie, për pamjen e fytyrës së tyre, pa make up.

Ja cili është komenti i Mamaqit për foton e tij: “Goodmorning! No makeup”, që do të thotë “Mirëmëngjes! Pa tualet”. Nëse vini re, fytyra e tij është e deformuar, duke u munduar të nxjerrë buzët në pah, tipike e manisë së selfieve. Ai shfaqet në ballkonin e një hoteli, i cili nga pamja që tregon në pjesën pas Ermalit, duket mjaft komod dhe luksoz. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit