Transmetuar më 05-07-2014, 08:30

22 vjeçari, lojtar i skuadrës së Brazilit u nxor nga fusha ditën e djeshme me një barelë dhe u dërgua me urgjencë për në spital, pasi u godit me gju në shpinë nga lojtari i ekipit Kolumbian, Juan Zuniga.

Mjeku i ekipit të Brazilit, Rodrigo Lasmar, konfirmoi më vonë se Neymar kishte pësuar një frakturë në një nga rruazat e shtyllës kurrizore, si rezultat i goditjes që kishte marrë gjatë ndeshjes, në të cilën Brazili u kualifikua për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, pasi fitoi kundër Kolumbisë me rezultatin 2-1.

“Fatkeqësisht ai nuk do të mund të luajë më në këto ndeshje. Neymar do t’i duhen nga 4 deri në 6 javë për tu rikuperuar dhe për të qenë i aftë të hyjë në fushë. Nuk është një dëmtim që kërkon ndërhyrje kirurgjikale, por megjithatë, duhet të marrë kohën që i duhet, për tu rikuperuar”, tha Lasmar./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit