
Tiranë, 5 korrik 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 5 korrik 2014.
Gazeta “Koha Jonë” çelet me shkrimin me titull: “Zbehen hetimet për Artan Santon”
Tituj të tjerë janë: “Ilir Meta duke bërë xhiro me biçikleta në Tel Aviv”
“Haxhinasto: Do t’i heqim barrierat me Luginën e Preshevës”
“Veliaj: Invalidët do të udhëtojnë falas”
“Brazili kalon Kolumbinë, e pret Gjermania në gjysmëfinale”
Gazeta “Mapo” vë në fokus shkrimin: “A ka luftë politike në PD? Ja prapaskenat”
Tituj të rtjerë janë: “Lame: 45 mijë dosjet që do të rishikohen, ç’duhet të bëjnë qytetarët”
“Nishani kthen ligjin për ushtrinë, cenon kompetencat e Presidentit”
“Gjykata e Lartë rrëzon ekstradimin e Ben Qimes, çështja rikthehet në Fier”
“Gjermania kalon falë eksperiencës, Brazili shkëlqen por vuan ën fund”
Gazeta “Shqiptarja.com” hapet me shkrimin kryesor: “Plas në PD; Grushte në durrës, sherr në Shkodër”
Tituj të tjerë janë: “Ja pagat e reja për gjithë Policinë dhe Gardën”
“800 mjekë stomatologë e farmacistë rrezikojnë licencën”
“Ekstradimi i Ben Qimes nis nga e para, çështja kthehet në Fier”
“Shkarkimi i Gjin Gjonit, KLD merr vendim të hënën edhe për 7 të tjerë”
“Vrasja e Santos, Prokuroria dhe SHISH i jep detyra policisë për prova”. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





