Transmetuar më 04-07-2014, 21:44

Një ushtar i KFOR-it është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në bazën shumëkombëshe në Prizren.
Sipas zyrës për informim të KFOR-it, viktima është gjetur nga shokët e tij, pa shenja jete.
KFOR lajmëron se janë duke u kryer hetimet, mirëpo ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së ushtarakut.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Farina i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së ushtarit dhe shokëve të tij në shërbim.
Po ashtu, sipas këtij njoftimi është informuar edhe familja e ushtarit të vdekur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





