
Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 5 korrik 2014 që NOA.al sjell për ju. Duhet t’i vini re intuitës suaj gjatë kësaj dite. Nëse diçka e brendshme ju nxit të bëni një gjë apo të besoni tek një person, bëjeni. Mos u ndikoni nga opinioni I të tjerëve. Pregatituni për surpriza të kënaqshme gjatë pjesës së dytë të ditës.
Dashi
Është një ditë shumë e mirë për tu argëtuar, për të flirtuar dhe për të vënë në punë imagjinatën. Humori juaj nuk do të jetë aspak i orientuar drejt çështjeve të punës. Shmangni aktivitetet rutinë dhe nëse është e mundur, bëni çdo gjë pa plan. Do t’ju pëlqejë pa masë të shikoni fytyra të reja përreth jush.
Demi
Sot do t’ju paraqiten mundësi të shumta për blerje dhe joshje të reja. Disa të papritura do t’ju kapin në pabesi por kjo nuk do të thotë se do të jenë të pakënaqshme. Duhet të përqendroheni më shumë në produktet që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe ju krijojnë gjendje të këndshme emocionale.
Binjakët
Duhet që të merrni vendimet e duhura në kohën e duhur. Mundohuni t’i kushtoni rëndësinë e duhur edhe veshjes gjatë orëve të para të mëngjesit. Pozicionohuni në anën e duhur të disa debateve ku do të përfshiheni pa dijeninë tuaj. Sa më shuam të hezitoni, aq më shumë kontradikta do të keni.
Gaforrja
Do të keni nevojë për socializim dhe njëkohësisht do të doni të mbani diskrete disa premtime që keni bërë. Atmosfera e misterit do t’ju entuziazmojë dhe do t’ju shtyjë drejt veprimeve të pamenduara. Do të shfaqeni si një njeri me të kaluar të errët dhe pa dëshirë për të treguar mbi jetën tuaj.
Luani
Do të rrethoheni nga miq dhe aktivitete të suksesshme sot. Do të krijohen kushtet e nevojshme për të gjithë ju që të tregoni talentet tuaja. Është koha e duhur që ju të tregoni një pamje të re shkëlqyese dhe të veçantë, e cila do të bëjë që të dalin në pah hiret tuaja.
Virgjëresha
Ju duhet të vendosni kufirin dhe të dalloni se cilët janë miqtë e vërtetë dhe ata që ju bëjnë qejfin me lajka. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të ndiheni të qetë me të tjerët dhe veten tuaj. Një femër mund të shndërrohet në miken tënde më të mirë. Të gjithë ata persona nën këtë shenjë që kanë një marrëdhënie apo janë të martuar, do ta kenë të vështirë të gjejnë dialogun me partnerët.
Peshorja
Do ta keni të vështirë të shkëlqeni në shoqëri pasi do të jeni të përkushtuar tek çështjet personale. Në vend që të merreni me çështje që nuk kanë shuam rëndësi, bëni mirë të kaloni kohën me miqtë dhe të afërmit tuaj. Këshillohet një udhëtim I shkurtër apo një vizitë tek një mik.
Akrepi
Do të keni mundësinë të bëni miq të rinj, të provoni ndjenja të reja dhe të jetë i hapur ndaj ndryshimeve të reja e modës së fundit. Mos kundërshtoni pjesëmarrjen në aktivitete në grup, që mund t’ju duken të mërzitshme. Blerjet e reja jo vetëm do t’ju shërbejnë për tu shpërqendruar, por do t’ju mbështesin edhe në largimin nga zakonet e këqija.
Shigjetari
Do të keni shumë fat në miqësi dhe në dashuri. Do të përjetoni disa momente shuam të mira në jetën tuaj, të cilat do të kenë lidhje me mundjen e një armiku dhe largimin e disa rreziqeve. Është ditë shuam e mirë për martesa dhe ceremoni fejese.
Bricjapi
Është koha që ju të ndryshoni vendin tuaj të punës dhe të krijoni më shumë hapësira ekonomike dhe shpirtërore për veten tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për ata persona të cilët punojnë nga shtëpia.
Ujori
Do t’ju shfaqen mundësi shumë të mira dhe do të ndiheni të aftë për tu vendosur në krye të një detyre të rëndësishme. Është një ditë shuam e mirë për veprime aktive, përfshirë edhe marrëdhënien me fëmijët tuaj. Mund të takoni njerëz interesantë dhe të përfitoni nga marrëdhënia që do të krijoni me ta.
Peshqit
Situata në familjen tuaj nuk do të jetë dhe aq e kënaqshme herët në mëngjes. Pjesëtarët tuaj të familjes nuk do të kenë vend për ju në planet e tyre. Edhe pse do të jetë një situatë e tensionuar gjatë mëngjesit, në mbrëmje ju presin surpriza. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





