Transmetuar më 04-07-2014, 20:43

Tiranë, 4 korrik 2014, NOA.al- Një trup i pajetë është gjetur disa minuta më parë në liqenin e Farkës në kryeqytet.
Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si Napolon Myrtezaj, i moshës 46 vjeçare nga Elbasani. Ai është gjetur me duart e lidhura.
Deri në këto momente dyshohet se bëhet fjalë për vetëmbytje, për shkak se Myrteza ka pasur probleme me familjen dhe në trupin e tij nuk ka shenja dhune.
Polumbarët e forcave RENEA janë përfshirë në nxjerrjen e trupit të 46 vjeçarit nga liqeni i Farkës. Policia në vendngjarje tha se eshte duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





