Transmetuar më 04-07-2014, 16:37

Pak javë nga ndarja me të dashurin historik, Luca De Salvatore, dhe pas një flirti të presupozuar, Alessandra Amoroso ka treguar për revistën Grazia se cili është mashkulli i saj ideal. Sipas Amoroso, ai është sexy, i bukur dhe pak a shumë si Biagio Antonacci.

Ajo është vetëm 27 vjeç por ka rrëfyer se nëse arrin të takojë mashkullin ideal sipas përshkrimeve të saj, do të martohet pa e menduar dy herë. Ajo ka thënë se e ka ëndërr të përjetojë një histori dashurie si ajo e gjyshërve të saj, të cilët janë bashkë prej 68 vitesh edhe janë bashkëshortë prej 63 vitesh.

Dashuria është një nga ndjenjat më fisnike që e frymëzon herë pas here në jetë private dhe atë profesionale, ndaj edhe albumi i saj i fundit është titulluar “Amore puro”- “Dashuri e pastër”. Pavarësisht se ka kaluar një periudhë të vështire, tani është përsëri gati të nisë një jetë të re në pranin e njerëzve të dashur. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit