Transmetuar më 04-07-2014, 15:40

Tiranë, 4 korrik 2014, NOA.al- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e Transportit me qëlim nxitjen e zhvillimit ekonomik, gjatë një takimi me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Luginës se Preshevës, të kryesuar nga Galip Beqiri.

Gjatë takimit, Ministrit Haxhinasto iu prezantuan disa problematika që hasin bizneset e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në transportin e mallrave të eksportit nga Shqipëria.

Haxhinasto garantoi angazhimin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për kapërcimin e pengesave jofizike të shfaqura gjatë transportit të mallrave mes dy vendeve dhe lehtësimin e mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe sociale mes dy vendeve, si dhe premtoi zgjidhje të shpejtë të problematikës./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit