

Në Zelandën e Re një grup studiuesish kanë zbuluar se të bërit e shumë fotografive vetes “selfie”, bënë që të reduktohet kujtesa.
Kjo gjë ndodh kur përqendrohemi për të bërë një pozë të bukur dhe për të përfshirë në fotografi edhe panoramën që na rrethon, duke lënë në plan të dytë ambientin dhe nuk përqendrohemi aspak në bukuritë që na rrethojnë.
Kjo sjellje bënë që të mos shikohen detajet duke u përqendruar vetëm në atë që tregon ekrani i telefonit ose aparati fotografik.
Studiuesit konfirmuan se kur një person kthehet në shtëpi nuk është në gjendje të japë detaje nga vendi ku ka qenë, për shkak të vëmendjes së pakët që i ka kushtuar ambientit përreth dhe duke u përqendruar te vetëfotografimi./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





