Transmetuar më 04-07-2014, 13:36

Ndoshta mund të jetë ditur, por tashmë konfirmohet edhe shkencërisht. Një studim spanjoll i Universitetit të Granada i publikuar në revistën shkencore “Psychoneuroendocrinology”, ka zbuluar se intuita e femrave zhvillohet qysh në barkun e nënës dhe para lindjes.
Për të zbuluar se kush ka më shumë intuitë mashkulli apo femra janë zhvilluar studime qysh në barkun e nënës shtatzënë, duke parë reagimet e fëmijës në bark.
Gjithçka duket se ka lidhje me hormonin mashkullor në barkun e nënës, ku sa më e madhe të jetë prania e tij, aq më pak intuitiv bëhet fëmija./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





