Transmetuar më 04-07-2014, 12:48

Prej muajsh kishte dhimbje të forta në stomak, por vazhdoi të shtirej sikur nuk kishte gjë, deri në momentin që nuk arrinte as të hante.

Për rrjedhojë ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ku zbuloi brenda në stomak një “surprizë”.

Shing Fang, një studente 20 vjeçare kineze prej një viti e gjysmë kishte një stilolaps të ngecur në stomak. Stilolapsi ishte modifikuar nga aciditeti dhe mjekët u detyruan që ta operonin vajzën me urgjencë.

“Nëse do të qëndronte ende brenda stomakut, pacientja mund të rrezikonte edhe jetën”, thanë mjekët pas ndërhyrjes.

Ndërkohë asnjë shpjegim nuk u dha nga 20 vjeçarja lidhur me mënyrën se si kishte përfunduar stilolapsi në stomak. Mësohet se prej disa kohësh vajza është e prekur nga depresioni dhe ka pasur probleme me alkoolin. Dyshohet se Shing Fang e ka kapërcyer stilolapsin, pas një provimi të shkuar keq./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit