Transmetuar më 04-07-2014, 12:48

Nga Daniel Hamilton

Ministrat evropianë të Punëve të Jashtme votuan para disa ditësh për t’i dhënë Shqipërisë statusin formal të "vendit kandidat" në BE. Një votim final u krye në samitin e krerëve të vendeve të BE-së më 27 qershor.

Lajmi i dhënies së statusit të vendit kandidat, me të drejtë dhe në mënyrë të kuptueshme është lavdëruar nga Tirana duke u quajtur një hap i madh përpara për anëtarësimin në BE. Kryeministri i qendrës së majtë (në moshë relativisht të re), Edi Rama e ka paraqitur këtë zhvillim si rezultat të diplomacisë së tij të harbuar në kryeqytetet e BE.

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i qendrës së djathtë Sali Berisha, gjithashtu është përpjekur të bëhet pjesë e këtij zhvillimi duke e paraqitur atë si një zhvillim të natyrshëm të punës së qeverisë së mëprashme të drejtuar prej tij.

Midis euforisë, megjithatë, është e nevojshme një dozë e qenësishme realizmi. Shqipëria nuk është në prag të anëtarësimit në BE.

Në të vërtetë, sipas eksperiencës së Turqisë, një "vend kandidat formal" për integrimin në institucionet e Brukselit për pjesën më të madhe të dekadës së kalua, tregon se ky term nuk përfaqëson ndonjë kuptim të rëndësishëm.

Shqipëria nuk është e gatshme për t’u bashkuar me Europën. Në fakt është shumë larg përmbushjes së kritereve minimale të anëtarësimit. Në nivel politik, ndërkohë që gjashtëmbëdhjetë vende lobuan në favor të marrjes së statusit të vendit kandidat, qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë lobuan kundër propozimit për dhënien e statusit nga BE.

Ndërkohë që secila qeveri ka një numër arsyesh të brendshme e të rëndësishme për të shqyrtuar anëtarësimin e mundshëm të Shqipërisë, arsyet kryesore të shqetësimeve të tyre janë të lidhura me krimin dhe korrupsionin. Shqipëria ka një problem imazhi. Për fat të keq, perceptimet e një kriminaliteti të lartë në Shqipëri, janë të përhapura gjerësisht në shumë vende të BE-së.

Këto perceptime janë përforcuar vazhdimisht në nivel institucional; më së afërmi kemi raportin e Komisionit të BE-së për Këshillin e Ministrave i cili ka një numër paragrafesh të ashpër që kritikojnë historikun e evazionit fiskal, pastrimin e parave, aftësinë e policisë në hetime, punën e prokurorisë dhe trafiqet.

Gjithsesi jo gjithçka është e zezë. Ndryshe nga disa vende të tjera të Europës Jug-Lindore "kandidate" për në BE, Shqipëria nuk është munduar të ndjekë një strategji donkishoteske për të balancuar marrëdhëniet me Brukselin dhe Moskën.

Shqipëria nuk ka rendur pas lidhjesh emocionale me Rusinë siç ka bërë Serbia dhe as është dorëzuar para trysnisë ekonomike që vjen nga invetime të majme siç ka ndodhur në Mal të Zi. Statusi aktual i Shqipërisë si një anëtare e NATO? Pra një vend me synime të qarta për të luajtur një rol aktiv në bashkëpunimin Euro-Atlantik? Do të shihet si një faktor në favor të vendit. Duke pranuar statusin e vendit "kandidat", udhëheqësit shqiptarë i kanë treguar udhëheqësve të BE-së se janë të gatshëm të pranojnë sfidat që vijnë nga një vështrim më kritik dhe më i vëmendshëm ndaj klimës në gjyqësor, në prokurori, në mënyrën e funksionimit të biznesit apo në çështje të administratës publike. Në të vërtetë thonë se drita e diellit është dizinfektanti më i mirë. Siç është e diskutuar, guri i parë kilometrik për administratën e Ramës, do të jetë korrigjimi i shqetësimeve lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Ndërkohë që mund të hyhet në diskutime mbi detajet dhe masat që duhen marrë duke nisur që nga bashkëpunimi i ngushtë me Interpolin apo ndëshkimi shembullor i zyrtarëve të lartë duke i çuar ata në burg. Kur bëhet fjalë për shtete anëtare, BE shprehet me urrejtje ndaj paqëndrueshmërisë dhe papjekurisë në procesin demokratik.

E angazhuar tej mase me krizën në Ukrainë? së cilës nuk i shihet fundi? gjëja e fundit me të cilën do të merret është një krizë e brendshme politike në Shqipëri. Raporti i Komisionit i vitit 2013 mbi përparimin e Shqipërisë drejt statusit "kandidat" ishte i qartë në të thënit se nevojitet "dialog i dukshëm e dobiprurës" mes Qeverise dhe Opozitës për çështjet e lidhura me BE.

Deri afër, cirku parodik i vënë në skenë në foltoren e parlamentit mes Ramës e Berishës nuk jep shumë besim në pjekurinë e demokracisë shqiptare.

Të dy burrat duhet të tregojnë më shumë pjekuri në diskutimin politik. Siç BE dëshiron të mënjanojë paqëndrueshmëri politike, Angela Merkel? që mund të përshkruhet si Kryeministre e Gjermanisë dhe Kancelare e Evropës? dëshiron të mënjanojë një situatë të mëtejshme të vështirë ekonomike si në Portugali, Irlandë, Greqi dhe Spanjë. Publiku gjerman, thjesht, nuk është më i gatshëm për të tjera kokëçarje. Fakti që defiçiti shqiptar dhe borxhi i jashtëm vazhdon të rritet vit pas viti dhe ka tejkalim të shifrës 60% te borxhit te lejuar më parë nuk ngjall shumë besim.

Nëse Shqipëria do të bindë udhëheqësit e BE-së se është një kandidate e përshtatshme, atëherë duhet të ndodhin dy gjëra. Së pari, populli shqiptar duhet të pranojë shkurtime të ashpra në shpenzimet publike dhe rishikim të sigurimeve shoqërore. Së dyti, shqiptarët duhet të fillojnë të paguajnë taksat në vend që të sajojnë mënyra për t’i ulur ato. Që të dyja këto kanë nevojë për një qeveri të vendosur e cila të marrë parasysh se këto janë veprime me kosto, edhe politike.

Këto janë të vetmet mënyra për të krijuar besueshmëri politike dhe ekonomike për të cilën kanë nevojë udhëheqësit e BE-së. Me dhënien formale të statusit të vendit kandidat Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë marrë një zgjidhje 24 orëshe për problemet e shumta.

Perceptimi në Bruksel dhe vendet anëtare të BE-së vazhdon të jetë se Shqipëria është një vend i korruptuar dhe i pasigurtë Shqipërisë i është dhënë një mundësi për të treguar se premtimet e guximshme dhe retorika e reformave mbështeten në arritje reale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit