
Fytyra është një prej pjesëve më delikate të trupit, e cila ka më shumë nevojë për kujdes. Në këtë drejtim shërbejnë disa maska natyrale për qetësimin e saj dhe hidratimin.
Pureja e mollës mund të jetë shumë e mirë për pastrimin e qelizave të vdekura, mjafton ti shtoni një lugë mjaltë dhe një lugë miell.
Përzjejini mirë këto përbërës dhe lërini të veprojnë në fytyrë për 15 minuta para se ta lani atë.
Ndërkohë luleshtrydhja është shumë e mirë për lëkurën e yndyrshmme, në sajë të aksionit të saj pastrues.
Shtypni dy ose tre luleshtrydhe dhe përzjejini e dy lugë mjaltë dhe një lugë lëng limoni. Përhapeni këtë masë në fytyrë dhe lëreni për afro 10 minuta para se ta shpëlani fytyrën. Efekti është i garantuar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





