
Korçë, 4 korrik 2014, NOA.al- Një vajzë e moshës 19 vjeçare nga Korça është paraqitur në polici për të denoncuar nënën e saj.
Ndaj 19 vjeçares S.T., me banim në lagjen nr.10 të Korçës, është lëshuar urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes, pasi kjo e fundit ka deklaruar se nëna e saj Sh.T., 38 vjeç ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se vajza largohej herë pas here nga shtëpia për dy- tre ditë duke bërë që nëna e saj të mos e pranojë më në shtëpi. “Ose do hysh e s’do largohesh kurrë, pse s’do hysh kurrë më po përsëritet të njëjtën sjellje”, mësohet ti ketë thënë nëna vajzës.
Përballë kësaj situate ku nëna e ka vendosur para kushtit, 19 vjeçarja e ka denoncuar në polici./k.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





