
Tiranë, 4 korrik 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka nisur procedimin penal ndaj kryetarit të komunës Hekal.
Rasim Gjoshi 34 vjeç, po procedohet penalisht pasi është depozituar një kallëzim, ku dyshohet se i sipërpërmenduri ka hartuar dokumenta të falsifikuara duke tjetërsuar pronën në një sipërfaqe prej 12.000 metra katror kullotë, në hartimin e aktin të marrjes së pronësisë, në këtë sipërfaqe në kundërshtim me ligjin.
Kjo sipërfaqe kullotë sipas kallëzuesit është një pronë e trashëguar prej tyre dhe dokumentacionin aktualisht ndodhet në Agjencinë e Komisionit të Kthimit të Pronave Tiranë.
Në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumentave”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





