Transmetuar më 04-07-2014, 11:04

Pukë, 4 korrik 2014, NOA.al- Prokuroria e Pukës ka kërkuar burgim të përjetshëm për dy vëllezër, si edhe 25 vjet burgim për vëllain e tretë e 23 vjet burg për djalin e xhaxhait të tyre, të gjithë të akuzuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Siç raporton Noa.al, ngjarja për të cilën akuzohen katër të pandehurit ka ndodhur në fshatin Qelëz të Pukës, në 29 qershor 2012.

Pas hetimit të Prokurorisë, ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Anton Permarkaj, Sokol Permarkaj, Bardhok Permakaj (vëllezër) dhe Fran Permakaj (djali i xhaxhait të tyre), u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj.

Nga goditjet e të sipërpëmendurve kanë mbetur të vdekur Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj.

Në vendngjarje kanë qenë edhe tre anëtarë të tjerë të familjes Markaj, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në konkluzionet e saj në përfundim të hetimit, Prokuroria Pukë kërkoi nga gjykata, dënimin e Anton Permakaj, me burgim të përjetshëm, e Sokol Permakaj, me burgim të përjetshëm, e Bardhok Permakaj me 25 vjet burg dhe e Fran Permakaj, me 23 vjet burg.

Konflikti ndërmjet famijeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit