
Kavajë, 4 korrik 2014, NOA.al- Policia e Kavajës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.
Kjo pasi në vendin e quajtur “Haveriku” komuna Sinaballaj, Rrogozhinë dy ditë më parë janë dëgjuar të shtëna me armë.
Nga veprimet hetimore të kryera, janë identifikuar autorët e dyshuar ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, u arrestuan në flagrancë Shpëtim Halili 19 vjeç dhe Sajmir Meçja 18 vjeç, që të dy banues në Sinaballaj.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj të miturit me iniciale N.V. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestrua me cilësinë e provës materiale armë zjarri e llojit pushkë model 56, kalibër 7.62mm, fishekë model 56, kalibër 7.62 mm, me kapsolle të goditur, predhë një copë, gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, 11 copë, krehëra të pushkës model 56 pushkë dhjetëshe dy copë
Gjatë kontrollit të banesës së Saimir Meçja, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale krehëra pushke model 56, dy copë dhe fishekë model 56, kalibër 7.62 mm. 20 copë. Aktualisht vijojnë hetimet për zbulimin e arsyeve të të shtënave./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





