
Tiranë, 4 korrik 2014, NOA.al- Dy persona kanë mbetur të plagosur teksa udhëtonin me një motor sot herët në mëngjes. Ishte një makinë ka përplasur motorin, duke bërë që dy personat që udhëtonin me të të mbeten të dëmtuar rëndë.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se pas aksidentit drejtuesi i makinës është larguar menjëherë, pa iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si Markata e vjetër tek zona “Ali Demi”. Dy të plagosurit u dërguan nga kalimtarë të rastit në drejtim të spitalit për ndërhyrje mjekësore.
Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve të tij si dhe për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të makinës që shkaktoi aksidentin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





