Transmetuar më 03-07-2014, 21:29

Rrepa e bardhë është një bimë e cila përmban shumë lëndë minerale, të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin. Është vënën re se përdorimi dhe konsumi i saj ndikon mjaft pozitivisht në trupin e njeriut. Disa nga vetitë e rrepës së bardhë po i paraqesim më poshtë.

Ruan freskinë e lëkurës- Përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

Shtimi i oreksit- Përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.

Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizimit- Përmban shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Si rrjedhojë e pastrimit të zorrëve rregullohet lëkura dhe zhduken puçrrat në fytyrë.

Parandalimi i kancerit- Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit