Transmetuar më 03-07-2014, 19:28

Një i ri 23 vjeçar, për të shpëtuar nga vapa dhe i nxehti i madh, vendosi të kryejë një akt të cilësuar kriminal, për të përfituar nga ajri i ftohtë dhe i kondicionuar i burgut.

Policia izraeliane, ku edhe ndodhi ngjarja, tha se ka arrestuar një 23 vjeçar i cili ishte duke dëmtuar një makinë nëpërmjet hedhjes së gurëve mbi të në rrugën Harava. Gjatë marrjes në pyetje, i riu rrëfeu se bëri gjithçka vetëm që të përfitonte nga ambientet shumë të mira dhe kushtet e favorshme që ofronte stacioni policor.

23 vjeçari u arrestua dy herë brenda disa orëve. Gjatë mëngjesit ai kishte vjedhur diçka pa vlerë në një kopsht zoologjik. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit