Transmetuar më 03-07-2014, 18:54

Gjirokastër, 3 korrik 2014, NOA.al- Policia e Shtetit ka informuar se gjatë ditës së sotme është vënë në pranga në Lazarat 44 vjeçari Vladimir Brahimi, të cilit i janë gjetur në shtëpi 1233 kg lëndë e dyshuar narkotike “cannabis sattiva”, 650 fishekë , 1 mbushëse grant hedhësi dhe 20 kapsolla detonatore, gjatë një kontrolli të ushtruar më 27 qershor.

Gjithashtu, gjatë kësaj dite, nga ana e policisë, në Lazarat është sekuestruar një arsenali tjetër armësh që ishin groposur në afërsi të një lapidari dhe konkretisht:

– 2 Mitralozë të lehtë

– 5 Armë zjarri automatike Kallashnikov

– 3 Armë zjarri pushkë model 63

– 30 Granata ifensive

– 3 Kuti me ndezesa te unifikuar granatash

– 4720 Fishekë model 56

– 4 Krehëra fishekësh

– 30 Metra fitil zjarrpërcjellës

Janë kontrolluar 9 banesa dhe një sërë territoresh në fshatin Lazarat dhe në total janë ndaluar dhe arrestuar 49 persona. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit