Transmetuar më 03-07-2014, 15:55

Tashmë meshkujt nuk janë aspak të kënaqur nga veprimet e prostitutave. Një 19 vjeçare, prostitutë në Gwanda, Zimbabve, ka rrëfyer se femrat e tjera, të cilat ushtrojnë të njëjtin profesion si ajo, janë duke u shitur drejtuesve të kamionëve, spermën e klientëve të tyre, të cilët kanë gjetur tregjet e shitjes së lëndës riprodhuese që qëndron në bazë të krijimit të jetës, në Afrikën e jugut.

Adoleshentja, e cila është identifikuar si Monica, ka treguar se ajo dhe femra të tjera fitojnë 30 dollarë për 250 ml spermë. Ajo shtoi se prostitutat e mbledhin spermën nga prezervativët që lënë klientët e tyre pasi kanë mbaruar “punë”.

Sipas Monicës, shoferët e kamionëve janë duke fituar shuma marramendëse parash, pasi mbajnë në kamionët e tyre dhoma frigoriferike, në të cilat ruajnë në gjendje të mirë spermën dhe më pas e shesin atë shumë shtrenjtë në spitalet ku kryhen procedurat e tjera të farëzimit artificial.

“Ka edhe prostituta të tjera që nuk e dinë se kujt ia shesim ne spermën. Ato vijnë tek ne dhe na japin prezervativët e mbushur, vetëm për 5 dollarë. Nuk e di nëse përdoret vetëm për farëzim apo edhe për kompanitë e shtrenjta të prodhimit të shampove. Ajo që unë di është se ne fitojmë dyfish nga ky profesion dhe se shoferët e kamionëve fitojnë edhe më shumë se ne”, tha Monica./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit