
Jo vetëm lëkura, por edhe sytë preken shpesh nga alergjitë. Kjo prej stilit të jetës, ndotjes, ndryshimeve klimatike etj. Por për të ruajtur sytë nga alergjithë janë pesë këshilla praktike që iu përshtaten.
Shmangni fërkimin– Është e rëndësishme që të rezistoni ndaj kruarjeve të syve, pasi kruarja e tyre përkeqëson alergjinë. Fërkimi bënë që të afrohen më shumë rreth syve edhe mikrobe të tjera.
Përdorni syze dielli– Kjo mënyrë redukton ndjeshëm kontaktet me pluhurat apo elementët që shkaktojnë alergjinë. Mbajtja e syzeve parandalon edhe skuqjen dhe djegien e syve.
Pastrojini rregullisht sytë– Patrojni sytë me produkte antialergjike, veçanërisht nëse lëvizni në natyrë dhe të ekspozuar nga polenet.
Mbani ambientin e shtëpisë pastër– Ka një rëndësi të posaçme, pasi ngritja e pluhurave në ambientin e shtëpisë, mund të stimulojë alergjinë e syve.
Jeni në fazën fillestare– Ndodheni në fazën fillestare të kruarjeve? Ekdpertët këshillojnë që të ndërhyni menjëherë duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të simptomave, duke marrë një mjekim të lehtë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





