Transmetuar më 03-07-2014, 15:07


Në Angli disa fabrika për prodhimin e djathit, vendosën që të krijojnë djathë të zi. Pas tentativave të shumta, u arrit që të nxirret në shitje një nga djathrat më të pazakontë në botë, “Char Coal Cheese”, e përkthyer në shqip “djathë me karbon”.
Ndonëse ky djath është i përbërë nga karboni, ai po njeh sukses të madh. Pavarësisht se ngjyra e zezë në pamje të parë mund të mos jetë tërheqëse, shija e djathit është vërtetë mbresëlënëse.
Djathi përzjehet me karbon, por përbërësit e veçantë e bëjnë kremoz dhe shumë të shijshëm./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





