Transmetuar më 03-07-2014, 13:40

Tiranë, 3 korrik 2014, NOA.al- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me transportin urban të personave me aftësi të kufizuara.

Ministri Veliaj deklaroi se librezat e invalidëve nuk njihen vetëm në dy bashki të drejtuara nga Partia Demokrartike, në Shkodër dhe Tiranë.

“Do caktojmë një afat për kompanitë që shkelin ligjin. Kush nuk e zbaton atë do përballet me masa deri në heqjen e licencës”, tha Veliaj.

Në një qëndrim të saj Bashkia Tiranë e ka cilësuar so një akt të turpshëm të qeverisë, privimin e transportit falas për invalidët, duke shtuar se Qeveria duhet të marrë masa dhe të zbatojë ligjin që vetë miratoi në Kuvend.

“Në ligjin e ndryshuar nga qeveria, “Për transportet rrugore” është përcaktuar qartë se: “Fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohen nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit. Masat, kriteret dhe procedurat për kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave”. Ligjii i ri detyron ministrin e Mirëqenies Sociale dhe ministrinë e Arsimit të subvencionojë transportin falas dhe me tarifa te reduktuara. Ministri i paaftë nuk mund të fshihet pas sulmeve politike ndaj Bashkisë së Tiranës, pasi ligji e ngarkon atë me përgjegjësi”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Më tej shtohet se në marrëdhëniet kontraktuale mes Bashkisë së Tiranës dhe operatorëve të transportit publik është e përcaktuar qartë se ndryshimet ligjore reflektohen  menjëherë ne këto kontrata, ku Bashkia e Tiranës është e detyruar të zbatojë ligjin e miratuar nga qeveria.

Bashkia e Tiranës sqaron se ka qenë dhe mbetet e angazhuar për zgjidhjen e kësaj situate dhe se me ndërhyrjen e saj, iu dha një muaj kohë qeverisë e cila refuzoi ta përdorë për të përmbushur detyrimet e saj ligjore të cilat rëndojnë tek invalidët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit