








Njujorkezët janë përballur me një shfaqje spektakolare si pasojë e një stuhie verore që përfshiu gjithë qytetin. Shkrepëtima rrufeje ndriçuan qiellin e Manhattan, duke goditur qendrën tregtare One World Trade Center.
Si pasojë e stuhisë një pjesë e urës së Brooklyn u shemb, duke lënë të plagosur pesë persona.
Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se shembja e urës ka prekur një sipërfaqe prej 7.6 metrash. Të gjithë të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Por pasi kaloi vrulli i stuhisë banorët rendën në rrugë për të fotografuar muzgun, ndërsa grataçelat përhumbeshin në ngjyrën portokalli dhe vjollcë të qiellit.
Stuhia tropikale Arthur pritet të rritet gjatë 4 korrikut, duke prekur kryesisht pjesët e Karolinës së Veriut, çka ka bërë që të vendosen pengesa pranë brigjeve të ishujve Hatteras Island./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





