Transmetuar më 03-07-2014, 11:51

Tiranë, 3 korrik 2014, NOA.al- Koordinatori për ndihmë ligjore në Partinë Demokratike, Ervin Salianji denoncoi dhe dënoi aksionin e INUK në zonën e Ksamilit.

Ai vizitoi zonën ku dhe u njoh me shqetësimet e turistëve dhe banorëve.

“Me një buton eksplozivi qeveria rrafshoi perlën e Jonit. Me një buton eksplozivi qeveria e fshiu nga harta turistike ishullin e Ksamilit. Kjo ndërhyrje ka sjellë pasoja të pariparueshme dhe katastrofike jo vetëm për zhvillimin dhe banorët e Ksamilit, por për të gjithë turistët vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur si denstinacionin e tyre turistik brigjet e bukura dhe ishujt e Ksamilit. Me dashje dhe papërgjegjshmëri absolute autoritet e qeverisë kanë bërë një ndërhyrje të panevojshme në një strukturë druri heltësisht të çmontueshme, duke i vënë zjarrin të gjithë ishullit. Jo vetëm kanë shkaktuar një dëm të madh në ishull por nuk kanë marrë asnjë masë për të vënë sado pak në vend rrëmujën e shkaktuar nga vetë ata. Kjo sjellje është një prej akteve arbitrare, të paligjshme dhe të papërgjegjshme, që Partia Demokratike i denoncon si akte të autoriteteve që e ndiejnë veten mbi ligjin dhe mbi qytetarët”, u shpreh Salianji.

Qëndrimi i PD vjen pasi dy javë më parë, INUK hodhi në erë një ndërtim prej druri në ishullin e Ksamilit, duke shkaktuar një zjarr që solli dëme në bimësinë dhe në bregdetin e Jonit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit