
Vlorë, 3 korrik 2014, NOA.al- Armë pa leje dhe municione në banesë, kanë bërë që një femër nga Vlora të bjerë në pranga.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e 37 vjeçares Klodiana Llalla, me banim në lagjen “Bashkimi” në Vlorë, u gjet një armë zjarri dhe fishekë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e saj është gjeturr një armë zjarri tip pistoletë e markës Zoraki-925, 9 mm si dhe një karikatorë me 13 fishekë të kalibrit 9 mm dhe një tjetër me 8 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Nga ana e uniformave blu u krye arrestimi në flagrancë i 37 vjeçares Llalla për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të zjarrit”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





