Transmetuar më 03-07-2014, 08:51

Femrat e famshme duan që të duken gjithmonë perfekte dhe shpesh e lëshojnë veten drejt ndërhyrjeve estetike, por botox jo gjithmonë ka efektet e dëshiruara.

Përveç reaksioneve alergjike, injeksionet në vend që të heqin rrudhat dhe shenjat shpesh paralizojnë lëvizshmërinë e fytyrës, duke krijuar fryrje artificiale në fytyrë dhe duke shtuar defektet e saj.

Në mesin e ndërhyrjeve më të dështuara janë mollëzat e ngritura, sytë e vegjël, buzët e fryra, hunda e ribërë etj.

Këto ndërhyrje kanë bërë që femrat e famshme si Donatella Versace, Lil Kim, Joan Rivers, Joan Van Ark, Cher, Duchesha D’Alba, Janice Dickinson, Paris Hilton, Carla Bruni etj., të dëmtojnë seriozisht pamjen e tyre./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit