Transmetuar më 03-07-2014, 08:30

Gjirokastër, 3 korrik 2014, NOA.al- Një sasi e madhe lënde narkotike e llojit marijuanë u zbulua nga policia në Lazarat, në kuadër të aksionit në terren.

Gjatë kontrollit në banesën e 44 vjeçarit Vladimir Brahimi, nga ana e uniformave blu u gjet dhe sekuestrua një ton e 233 kilogramë marijuanë.

Krahas lëndës narkotike, në ambientet e banesës u gjetën të fshehura edhe 650 fishekë, 20 kapsolla detonatore dhe një mbushës granathedhësi.

Vladimir Brahimi u vu në prangat e policisë në kushtet e flagrancës, nën akuzën për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit. Aktualisht vijon ende operacioni në terren me synim zbulimin e lëndëve narkotike dhe municionit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit