Transmetuar më 03-07-2014, 01:20

Bleona Qerreti thotë se ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj Gani, por se ende e dashuron atë.

Ajo tha se për shkak të punëve të shumta nuk ka mundur t’i përkushtohet atij, dhe për këtë “e ka liruar”.

Sipas Bleonës lidhja e tyre përfundoi për shkak të angazhimeve të saj edhe pse tha se "zemra i tha të kundërtën".

Në Vizion Plus, Bleona tha se as ajo e as ai nuk ishin të lumtur me njëri-tjetrin por se as larg njëri-tjetrit nuk janë të lumtur.

Tha se do të ndihej keq po ta shihte atë me një femër tjetër, derisa i janë mbushur sytë me lot, kur tha se Gani është njeriu më i mirë në botë.

Bleona theksoi se nëse Gani, do të jetë “i lirë” kur ajo të mbaroj punë, do të lidhen prapë dhe do të krijojnë familje. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit