



Agjentët që i janë vënë pas tashmë nuk janë ata të policisë, por ata të një agjencie publicitare të cilët duan që ai të bëhet imazhi i tyre.
Është kompania "Blazemodels" ajo që i ofron Jeremy Meeks një kontratë prej 30 mijë dollarësh si model, ndonëse aktualisht ai është në burg.
Detajet për model i ka, sy me ngjyrë, buzë mishtore dhe vështrim seksi. Por Jeremy ndodhet në burg aktualisht, i akuzuar për grabitje me armë.
Policia amerikane në Stockton, të California e vuri në pranga pak ditë më parë, atë që është cilësuar si hajduti më i bukur i të gjitha kohërave.
Krimineli simpatik që po çmend fansat në rrjetet sociale (Fotot-Video)
Fotografia e tij dhe të ndaluarve të tjerë në kuadër të një operacioni për arrestimin e një grupi hajdutësh u publikuan në profilin e policisë në Facebook duke marrë mijëra pëlqime, “Like”, ndërsa të ndaluarit u cilësuan si banda e të bukurve.
Fituesi i tyre quhet Jeremy Meeks dhe është 30 vjeç, i cili brenda tre ditëve arriti të marrë mbi 38 mijë pëlqime./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





