Transmetuar më 02-07-2014, 18:57

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 2 korrik 2014 që Noa.al sjell për ju. Bazuar në pozicionet e planetëve këshillohet që gjatë kësaj dite të bashkëveproni vetëm me njerëzit tuaj të afërt, si miqtë dhe familjarët. Duke folur me njerëz jo shumë të afërt mund të lindin situata negative. Gjysma e dytë e ditës parashikohet më e favorshme.

Dashi

Niveli i aktivitetit të të lindurve të kësaj shenje është i ulët, dhe komunikimi i tyre do të përqendrohet vetëm në gjëra praktike. Këshillohet që të bisedoni kryesisht me të afërmit tuaj dhe të ndani mendimet me ta. Familja juaj mund t’iu sjellë në vëmendje sërish një çështje parash, ushqimi apo ndihme financiare.

Demi

Fjalët tuaja do të tingëllojnë shumë të mençura dhe me kuptim, veçanërisht në çështje të rëndësishme. Mund të shndërroheni në një burim të mirë për këshilla lidhur me të afërmit dhe brezat të të rinj. Shumë prej jush do të kthehen në një mbështetje shumë të dobishme për prindërit.

Binjakët

Gjatë kësaj dite interesat intelektuale nuk do të kenë aspak rëndësi për binjakët. Komunikimi dhe një prirja e zgjidhjes së shpejtë, do t’iu karakterizojnë në mënyrën se si do të trajtoni çështje familjare, të punës dhe të ardhurat. Do të përqendroheni në anën praktike të gjërave dhe në kompensimin financiar.

Gaforrja

Është koha që të lindurit e kësaj shenje të kthehen te gjërat që kanë lënë pa bërë në të kaluarën. Mos i lini në hije talentet tuaja si në letërsi, kuzhinë etj. Shumica juaj do e ketë gjuhën shumë të mprehtë sidomos kur bëhet fjalë për zgjidhje të çështjeve personale apo familjare.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje do të marrin frymë me lehtësi por gjithsesi nuk do të jenë plotësisht të çlodhur. Qëndroni në gatishmëri për të përfunduar diçka që keni në dorë. Mos e humbni një shans shumë të mirë, duke u marrë me biseda të kota.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite situatat do të përqendrohen tek ju veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje financiare. Ju mund të shikoni përpara për një lajm të suksesshëm dhe rezultate të mira në zgjidhjen e çështjeve ligjore apo pasurive të patundshme. Mund të merrni me vonesë një trasfertë parash, apo edhe një provim të rëndësishëm.

Peshorja

Sot peshoret do të jetojnë sipas rrethanave që do iu vijnë përpara. Interesa e njerëzve që iu rrethojnë përfshi dhe ato financiare mund të jenë të së njëjtës rëndësi sa dhe për vetë ju. Do jetë e vështirë të kënaqeni sot, megjithatë keni një shans për të zgjidhur disa probleme të vjetra.

Akrepi

Kujdesi me të cilin të lindurit e kësaj shenje e perceptojnë jetën rreth tyre dhe mbrojnë mjedisin e tyre, mund të rezultojë i dëmshëm sot. Është kohë e mirë për të qenë të hapur dhe për tu konsultuar e biseduar. Vëmendja juaj është e fokusuar në çështje të kaluara, në mesin e tyre edhe marrëdhëniet me ish-partnerin.

Shigjetari

Ka ardhur koha që të përqendroheni në çështje të biznesit. Ka shumë mundësi që të anashkaloni një mesazh të rëndësishëm, të harruar apo të lënë diku rastësisht. Ju duhet të rishikoni orarin tuaj të punës dhe planet e pushimeve. Është koha për të shkuar në një udhëtim biznesi të cilin e keni shtyrë për një kohë të gjatë.

Bricjapi

Ndiqni zërin tuaj të brendshëm, ai do ju çojë në drejtimin më të arsyeshëm. Intuita e të lindurve të kësaj shenje do të tregojë se si të krijoni një atmosferë të rehatshme përreth dhe të ndiheni sa më mirë me të tjerët. Nëse marrëdhënia juaj me partnerin është disi e lëkundur, gjeni kohën për të bërë një udhëtim bashkë, për të ndarë punët, apo për t’iu dedikuar së bashku fëmijëve.

Ujori

Përgjegjësitë profesionale të të lindurve të kësaj shenje do të jenë të dorës së dytë dhe në vend të tyre do të tregohet përkushtim më i madh për familjen. Nëse puna dhe karriera ndikojnë në marrëdhëniet me kolegët, rishikoni mënyrën e komunikimit dhe korrespodencën.

Peshqit

Dita është e mirë për bisedime, ndërveprime me anëtarët e familjes dhe ringjallërimin e lidhjeve tuaja. Shikoni mes ditarëve të vjetër dhe do të gjeni disa të dhëna interesante. Parashikohet një udhëtim pune ose një pazar zbavitës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit