

I nxehti shkakton ndjesi këputje, lodhje dhe mungesë aktiviteti etj. Duket se ekzistojnë disa mënyra për tu ndjerë më të çlodhur pa shumë mundim përballë kësaj ndjesie.
Kontakti me natyrën– Mjafton të qëndroni në një pjesë të natyrës, në një park, liqen, buzë një lumi etj., për pak momente çdo ditë për tu ndier të çlodhur. Mbyllni sytë dhe qetësohuni. Bëjeni këtë gjë në pushimin e drekës, pasdite ose në darkë.
Në fundjavë ndiqni ritme spontane– Rezervojeni fundjavën vetëm për veten tuaj, pa u sforcuar. Me pak fjalë zgjohuni në mënyrë natyyrale, hani kur të keni uri, shtrihuni në divan nëse doni etj. Me pak fjalë, ndiqni rregullat e dembelit.
Sport në mëngjes– Mund të duket e çuditshme, por aktiviteti fizik në mëngjes heq ndjesinë e lodhjes, veçanërisht asaj mendore. Mjafton që këtë gjë ta bëni edhe dy ose tre herë në javë.
Muzikë– Nëse mundeni dëgjoni muzikën e preferuar para se të shkoni në punë, në pushimin e punës dhe në kohën e lirë. Do ndiheni më mirë.
Ndiqni pasionin tuaj– Për një orë në ditë dedikojuni pasionit tuaj, qoftë kjo diçka e artit, kuzhinë, sport etj./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





