Transmetuar më 02-07-2014, 16:57

Tiranë, 2 korrik 2014, NOA.al- Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e Bërzhitës, në periferi të kryeqytetit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca zjarrfikëse dhe policie të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit dhe për të mësuar nëse ka persona të lënduar.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa nga ana e policisë vijojnë hetimet për hedhjen dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, si dhe për të zbuluar se në pronësi të kujt është automjeti i djegur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





