Transmetuar më 02-07-2014, 16:26

Një koleksion make- up me firmën e Jennifer Lopez, mund të dalë në treg së shpejti. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja.

“Kemi folur gjatë. Më pëlqen të krijojë një linjë make- up dhe një tjetër me produkte për lëkurën. E mirëpres gjithnjë mundësinë për të ndihmuar femrat të jetojnë më mirë. Dhe kur mundem i ndaj me kënaqësi sekretet e mia të bukurisë. Më pëlqen kur të tjerët më japin sugjerime dhe më pëlqen ti kthejë ato”, ka thënë JLo.

Fytyra gjithnjë korrekte e Lopez është ikonë bukurie për mijëra femra dhe një produkt i ri i krijuar prej saj do të ishte i mirëpritur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit