Transmetuar më 02-07-2014, 15:59

Ngrënia e mëngjesit është rregulli kryesor për tu dobësuar, pasi stimulon metabolizmin që ka qenë pasiv gjatë natës të veprojë dhe të përballojë më mirë ditën.

Natyrisht menuja e mëngjesit duhet zgjedhur me kujdes, për të garantuar elementët e duhur ushqyes dhe për të qenë në formë psikologjikisht dhe fizikisht.

Menuja 1- Një gotë qumësht me një fetë bukë.

Menuja 2- Një filxhan çaj, një tost dhe një frut.

Menuja 3- Një gotë kos i bardhë dhe pak fruta të thata brenda. Është një mëngjes ideal që ndikon në përmirësimin e humorit dhe na furnizon me yndyra të mira.

Menuja 4- Disa feta biskota dhe një banane. Janë ushqyese dhe nuk ndikojnë në shtimin në peshë, natyrisht të ngrëna në mëngjes.

Menuja 5 – Një gotë qumësht dhe dy feta biskota integrale. Organizmi priret të tresë më mirë nëse produktet janë integrale.

Menuja 6 – Nëse keni në program një ditë të rëndë konsumoni 70 gramë salmon, dhe një vezë të thyer.

Menuja 7- 70 gramë peshk ton dhe pak bukë e thekur. Janë ushqime që ngopin dhe treten lehtësisht./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit