
Të bukur, të lakmueshëm dhe të shëndetshëm. Sipas një studimi të fundit njerëzit e bukur janë edhe ata që kanë më pak mundësi për tu sëmurur, krahasuar me personat më pak të bukur.
Nuk bëhet fjalë për diskriminim social, por edhe për një diskriminim genetik.
Ky fakt u tregua nga një studim amerikan i University of Cincinnati, i publikuar në revistën shkencore “Evolution And Human Behaviour”.
Njerëzit më pak tërheqës janë më të prirur për tu sëmurur nga astma, diabeti, tensioni i lartë, kolesteroli, depresioni etj.
Grupi i personave të mbajtur nën vëzhgim u ndanë në tërheqës, më pak tërheqës dhe aspak tërheqës. Nga analizat e kyera rezultoi se personat e bukur ishin më të shëndetshëm dhe se personat e shëmtuar kërkonin më shpesh leje në punë për arsye shëndetësore si dhe kuroheshin më shpesh./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





