Transmetuar më 02-07-2014, 13:54

Janë të bukur, të pasur dhe të famshëm, por kjo nuk i bën që në thelb të jenë ndryshe nga të tjerët. Sepse edhe këto personazhe kanë manitë dhe fobitë e tyre, të cilat u kthehen në fiksime herë pas here.

Mes tyre ka edhe nga ata që kanë frikë nga merimangat, madje edhe nga klounët. Ca më shumë, ka dhe nga ata që vihen në panik thjesht nga një dhomë e çrregullt.

Lexoni më poshtë për ta.

David Beckham ka mani parregullsinë, ai nuk duron dot rrëmujën në vendet ku rri.

Robert Pattinson ka frikë nga kuajt dhe nga stallat. Ai i shmang ato, pasi ka rënë nga kali kur ka qenë i vogël.

Scarlet Johansson urren zogjtë, sidomos kur ata janë në tufë, pasi ka frikë se mos e sulmojnë.

Madonna ka frikë nga rrufeja dhe sa herë që nis shiu, ajo mbyllet në shtëpi.

Johny Deep ka frikë nga klounët.

Pamela Anderson ka frikë nga pasqyra. Ajo frikësohet nga parja e vetes në pasqyrë, kjo frikë njihet në gjuhën shkencore si spektrofobia.

Justin Timberlake ka frikë nga merimangat.

Miley Cyrus ka frikë nga spektaklet me zjarr.

Orlando Bloom nuk duron dot derrkucët.

Matthew Mc Conaughey ka frikë nga tunelet./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit