
Lezhë, 2 korrik 2014, NOA.a l- Një vajzë i ka dhënë fund jetës duke u vetëflijuar, në rrethana ende të paqarta për policinë e cila është duke hetuar ngjarjen.
Viktima është vajza 20 vjeçare me inicialet M.N., banore në fshatin Shëngjergj të Mirditës.
E reja është gjetur në gjendje të rëndë për jetën nga familjarët, të cilët e kanë transportuar për në spital. Por 20 vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë, duke gjetur vdekjen rrugës.
Deri tani nuk dihen arsyet që kanë çuar vajzën e re drejt këtij akti të vetëflijimit.
Policia thotë se ka ngritur një grup hetimor i cili është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





