Transmetuar më 02-07-2014, 11:58

Tonifikimi i këmbëve është një mënyrë shumë e mirë e rritjes së kujdesit ndaj shëndetit.

Dhe kjo mund të realizohet nëpërmjet disa ushtrimeve shumë të thjeshta, të cilat nuk ju kushtojnë kohë dhe nuk duan shumë vullnet.

Disa nga muskujt më të gjatë të trupit tuaj janë të lokalizuar në pjesën e këmbëve, të cilët ju lejojnë të lëvizni shpejt dhe të keni rezistencë gjatë ditës, për të kryer aktivitetet tuaja.

Ndaj lexoni më poshtë disa mënyra të thjeshta për të pasur muskuj këmbe të tonifikuar.

Joga- Një nga mënyrat më të mira për të djegur kalori dhe për të forcuar muskujt

Të ecësh- Ka të njëjtin efekt si joga, por ushtrohet më pak forcë në gjunjë.

Uluni në gjunjë- Përveç se forcon muskujt e këmbës është ushtrim shumë i mirë edhe për vithet

Ngrini gjunjët lartë- Mjafton vetëm të gjeni një sipërfaqe të ngritur dhe të vendosni mbi të shputën e këmbës. Nuk ju lodh, por ju tonifikon.

Hapni këmbët- Është si të bësh ushtrimin gjimnastikor të sparkatës, por në një kënd më të ulët. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit