
Që prej fundit të vitit të shkuar, Madonna ka një lidhje me balerinin Timor Steffen. Për disa muaj me radhë nuk u fol për një marrëdhënie serioze, por burime të ndryshme sigurojnë se gjërat kanë evoluar.
Këngëtarja e famshme është habitur dhe ka pëlqyer mënyrën se si mashkulli i saj i ri merret vesh dhe shkon më së miri me të birin Rocco, i lindur nga martesa e saj e shkuar me Guy Ricchie.
“Deri para disa muajsh nuk kishte asnjë gjë serioze, por gjërat kanë ndryshuar dhe janë bërë më serioze. Madonna është shumë e lumtur që Timor shkon shumë mirë me Rocco. Ai po luan një rol të dyjëzuar mes babait dhe mikut më të mirë për djalin, gjë që është shumë e rëndësoshme për këngëtaren, duke qenë se Ricchie nuk është shumë prezent në jetën e Rocco”, ka thënë burimi. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





