Transmetuar më 02-07-2014, 10:36

Tiranë, 2 korrik 2014, NOA.al- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë gjatë ditës së sotme vendimin për biznesmenin Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Gjatë seancës gjyqësore, gjykata është shprehur se ekzistojnë pamje filmike të disa kamerave, të cilat kanë filmuar gjithë skenën e vrasjes. Janë pamje që nuk janë shfaqur asnjëherë dhe do të jenë prova kyçe për këtë çështje. Pamjet filmike do të jepeshin gjatë ditës së sotme, por për shkak të problemeve teknike, u shty për seancën tjetër.

Zona në të cilën është kryer vrasja në muajin shkurt të viti të kaluar është një zonë që ka shumë vila pronarët e së cilave janë zyrtarë të lartë të shtetit dhe rrjedhimisht, kamerat që janë vendosur në to kanë filmuar ngjarjen.

Në seancën e zhvilluar sot, Frroku pritej të përballej me dëshmitarin okular, Arben Ndoka, i cili e ka identifikuar në seancat e mëparshme si autor të vrasjes së Lamajt. Prezenca e tij nuk është mundësuar gjatë kësaj dite, për shkak se Prokuroria nuk ka vendosur ende formën e marrjes në pyetje të dëshmitarit. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit