
Ajo është vënë re herë pas here për stilin e saj elegant dhe t veçantë edhe në rastet që nuk ka të bëjë me veshjen në festat mondane apo shfaqjet televizive. Me sa duket, Jesica Alba di të kujdeset më së miri për pamjen e saj edhe në ditë të zakonshme, duke vërtetuar kështu specifikimet që i janë bërë.
Këtë gjë e tregon më së miri veshja e mëposhtme. Ajo mban veshur një fustan të gjatë ngjyrë blu, një palë sandale të zeza dhe një triko në të njëjtën ngjyrë. Në dorë ka një Coffee Bean & Tea Leaf, ndërsa shëtit në rrugët e Beverly Hills. Fotoja është bërë ditën e djeshme, të martën, më 2 korrik.
Bukuroshja e dominuar për Golden Globe ka lënë të shkëlqejë bukuria e saj natyrale, duke plotësuar imazhin me një make up fare natyral dhe me flokët ombre të lëshuara në trup. Edhe pse linjat e saj janë në gjendjen më të mirë të mundshme, aji është nënë e dy fëmijëve, Honor 6 vjeç dhe Haven, e cila mbush 3 vjeç muajin e ardhshëm./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





