Transmetuar më 02-07-2014, 09:49

Krujë, 2 korrik 2014, NOA.al- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh nga Kruja se taksat po rriten dhe shtohen përditë, papunësi ka arritur majat, sot shqiptarët po e ndjejnë kudo në tavolinat dhe xhepat e tyre mjerimin.

Ai ka kërkuar nga drejtuesit e rinj të PD-së të hartojnë platformat e zhvillimit për zonat e tyre për t’i bashkuar më pas në platformën e qeverisjes së vendit. Kjo deklaratë e Bashës vjen gjatë pjesëmarrjes së tij në Kuvendin Zgjedhor të demokratëve në Krujë.

“Asgjë të re nuk kanë sjellë. Përkeqësim në çdo fushë duke nisur me ekonominë. Taksë pas takse ia morën shpirtin biznesit, ia morën shpirtin konsumatorit. Kredia në nivelet më të ulëta, vendet e punës po treten si bora në diell. Siguria në parametrat e vet më të këqij. Ne jemi këtu për t’ju dhënë shqiptarëve një platformë zhvillimi. Një alternativë të vërtetë dhe jo rrenë për të krijuar mundësi për punësim për prodhim, për mirëqenie, për siguri, për një të ardhme të sigurtë dhe për një ekonomi të fortë. Ky vizion është dhe detyra e tretë e rëndësishme e këtij kuvendi dhe drejtuesve që do të dalin prej tij”, tha Basha.

Sipas kreut të PD, zgjedhjet në parti janë shuam të rëndësishme për ringritjen, hapjen dhe bashkimin e saj. Ai vijoi më tej duke theksuar se duke venë votën e lirë në themel të organizimit dhe sistemit të karrierës në parti i është deleguar çdo anëtari përgjegjësia dhe e drejta të zgjedhë ata që do ta çojnë Partinë Demokratike drejt fitores. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit